TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe gabimet që bëri opozita.
Sejamini tha se shpesh në Shqipëri, analistët sillen sikur ka "demokraci të kulluar" dhe vetëm Edi Rama është problemi, ndërkohë që realiteti është se problemet janë shumë komplekse.
"Jam kundër idesë që opozita mund të bëjë gjë tjetër, perveçse pjesëmarrjes në zgjedhje. Partitë kanë detyrë të përgatiten për zgjedhje. PD bëri mirë që hyri në zgjedhje dhe partitë gjithmonë do të hyjnë në zgjedhje. Ajo demokraci që është, është e pamundur të mos hysh në zgjedhje, sepse do të asgjësohesh.
Opozita ka problem që e mbështeti strategjinë, në idenë që do të rrëzohet qeveria, se sa ajo do të fitonte zgjedhje.
U përpoq që këtë qeverisje, ta portretizonte sa më negative, të nxirrte të vërteta. Qëllimi ishte të demaskonte regjimin. Kjo nuk ndodhi, regjimi i ruajti votat. Kjo strategji e opozitës ka dështuar.
Në çdo analizë që bëjmë, bëjmë sikur këtu ka demokraci të kulluar dhe kemi vetëm Edi Ramën, që na ka prishur gjithçka. Këtu ka probleme media, opozita, ndoshta Rama është më i zoti për të sunduar dhe për të mbajtur pushtetin.
Ne presim një gjë të thjesht, ne heshtim katër vjet dhe ditën e zgjedhjeve, presim që problemet e gjithë demokracisë, t'i zgjidhë votuesi i Skraparit dhe pastaj ne ankohemi pse votuesi i Skraparit shet votën...", deklaroi Sejamini.
/TPZ.al/