TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar qëndrimet e Lulzim Bashës, veçanërisht pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Shkullaku tha se opozita nuk ka qëndrime të qarta dhe se nuk ka respekt për votuesit.
"Thelbi i qëndrimit të opozitës, është as të ashtu, as të lëshon! Nuk merr vendim. Mund të thotë nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim parlamentin, do të ndjekim rrugë tjetër. Ose, të thotë ne humbëm, na i vodhën, përgjegjësia ime është kjo, po largohem ose do të rikandidoj, të gjëjmë një rrugë tjetër.
Njerëzit duhen trajtuar me respekt. Bëhet fjalë për 770 mijë njerëz që kanë pritur ndryshimin dhe kanë votuar opozitën", tha ndër të tjera Shkullaku.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/06/03/armand-shkullaku-zgjedhjet-u-manipuluan-basha-ka-pergjegjesi-sepse-mendoi-qe-regjimi-mundet-me-vote/