AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 21:46

Arjan Çani: Gabimet që i sollën humbjen opozitës në zgjedhje

Arjan Çani: Gabimet që i sollën humbjen opozitës në

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur pë arsyet përse sipas tij, opozita i humbi zgjedhjet në25 prill. Ndër to, Çani rendit braktisjen e rrugës radikale, lejimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 dhe dështimin me marrëveshjen e 5 Qershorit.

"Katër janë gabimet e opozitës. I quaj gabime sepse janë taktika që nuk i çoi deri në fund. Braktisja e mandateve, do të thotë radikalizim. Patë gjë moment radikalizimi? Duhet të vazhdonte shumë më tepër. Braktisja e zgjedhjeve lokale, është gabim sepse i braktisën dhe lanë të zhvilloheshin zgjedhjet. Nuk do të ishte gabim, sikur zgjedhjet Basha të mos i lejontë të zhvilloheshin.

Fola me një nga njerëzit më të afërt të Ramës dhe qeshte me një lloj kënaqësie, tha si ka mundësi që Basha nuk e kuptoi që pas 5 Qershorit dhe Rama kur tha të ndryshojmë Kushtetutën, ka patur presion kryeministri nga ambasada amerikane, kanë thënë nuk mund të tallesh me ne, nuk do të bësh asnjë veprim më tej. Rama tha pa merak, thjesht vazhdoi tryezën. Basha në atë moment nuk duhet të shkonte më në tryezë", tha ndër të tjera Çani.

/TPZ.al/