TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arian Çani, ka provokuar aktorin Artan Imami, të cilin e kishte të ftuar në emisionin e tij. Çani e ka pyetur Imamin lidhur me takimin e zhvilluar mes disa aktorëve dhe ministres Mirela Kumbaro, ku u diskutua prishja e teatrit dhe spostimi i aktorëve tek "Turbina". Çani ka pyetur edhe për pritshmëritë që aktori Imami ka nga Ministria e Kulturës.
Arian Çani:Ke ca interesa, pret disa gjëra nga Ministria. Pret gjë tani ? Janë hapur fjalët se do bëhesh drejtor. A është e vërtetë?
Artan Imami: Jo.
Aian Çani: Je i sigurt? Kur të panë te ministrja njerezit, menduan që ose ky pret ndonjë gjë t’ja hedhin, ose i kanë propozuar të jetë drejtor i ri.
Artan Imami: Ka njerëz të cilët duke bërë presion, marrin para nga Ministria. Bëhen të mërzitshëm dhe thonë jepini paratë vetëm mos më dalë më përpara.
/TPZ.AL/