AKTUALITET, 7 Prill 2021, 17:33

Ardit Çela nxjerr pamjet nga Berati: Turp dhe faqja e zezë për mashtruesit e Rilindjes!

Ardit Çela nxjerr pamjet nga Berati: Turp dhe faqja e zezë për
Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka publikuar disa pamje nga Berati, që i cilëson tallje e radhës e rilindjes me qytetarët. Çela nxjerr punimet për rrugën e Karkanjozit dhe Tomorrit teksa shkruan se çakulli elektoral i rilindjes është kapur në flagrancë! “Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët! Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë! Ja edhe kamioni me mbishkrimin e famshëm “SALILLARI”, i përfshirë në fushatë elektorale! Turp e faqja e zezë për rilindjen që i la në harresë banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit! Turp dhe faqja e zezë për mashtruesit e rilindjes! 25 Prilli dita e referendumit popullor për të shkarërruar rilindjen dhe mashtruesit e saj! LSI forcë e parë në çdo qendër votimi në Qarkun Berat! LSI së paku 3 mandate në Qarkun e Beratit!”, shkruan Çela.

Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët! Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë! Ja edhe kamioni me...

Posted by Ardit Çela on Wednesday, April 7, 2021