LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2018, 13:32

Arbana Osmani zbulon të ardhmen e “Big Brother”

Arbana Osmani zbulon të ardhmen e “Big Brother”

Pak më parë Arbana Osmani zbuloi se do të rikthehet në ekran me datë 5 janar me sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.

Por mendja e të gjithëve është akoma tek “Big Brother” dhe komentet e shumta mbi postimin e saj kanë të bëjnë me prezantimin dhe rikthimin e këtij spektakli televiziv, të cilin ajo e ka prezantuar për vite me radhë. Ndërkohë që shumë komentues e urojnë për programin e saj, shumë të tjerë e pyesin për “BBA”.

Një nga komentet që ra në sy ishte ai i një ndjekësi, i cili e pyeti Arbanën: “Po Big Brother kur fillon”?

Kësaj pyetje moderatorja i ktheu menjëherë përgjigje duke shkruar: “Mirë e the”

Me këtë përgjigje ajo la të nënkuptohej se mbase spektakli më i famshëm në Shqipëri nuk do të transmetohet më kurrë. Megjithatë kjo mbetet të shihet në muajt në vazhdim.