LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2018, 09:10

Ermal Mamaqi prezanton për herë të parë vajzën/ FOTO

Në muajin mars të këtij viti, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë.

Pas Joelit, Ami solli në jetë vogëlushen Sia, e cila u bë kryefjala e mediave dhe pozat e saj të ëmbla tërhoqën vëmendjen e publikut.

Megjithatë, çifti vendosi t'a mbajë të fshehtë portretin e vogëlushes, të cilën e ka zbuluar për herë të parë vetëm ditën e djeshme.