AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 17:14

U përplasën për vdekje teksa ecnin në trotuar, kush janë dy viktimat e Roskovecit

U përplasën për vdekje teksa ecnin në trotuar, kush

Këta janë Amarildo dhe Festim Dogani, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, dy kushurinjtë që humbën jetën në mënyrë tragjike pasi u përplasën me makinë.

Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur nga një makinë tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani.

Gjithashtu mbeti i plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet në spital.

21-vjecari që përplasi me makinën e tij tre këmbësorë në fshatin Arapaj të Roskovecit rezulton problematik për policinë rrugore, pasi është ndëshkuar disa herë për mos respektimin dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.