AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 16:41

Apeli i Gjykatës së Hagës lë në burg të përjetshëm “kasapin e Bosnjës”

Apeli i Gjykatës së Hagës lë në burg të

Apeli i Gjykatës së Hagës lë në burg të përjetshëm, Ratko Mlladiç.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyamba deklaroi se Mlladiç nuk ka mundur të rrëzojë akuzat për krime.

Gjithashtu Dhoma e Apelit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e avokatëve për pretendimin e shkeljes së të drejtave. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiç ka dështuar të rrëzojë akuzat për genocid, vrasje e persekutim”, është shprehur Matimba Naymbe.

Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm për genocidin e Srebrenicës, pushtimin e Sarajevës dhe krime të tjera të kryera gjatë konfliktit në Bosnje në periudhën 1992 – 1995.

Në vitin 2017 gjykata shpalli fajtor ish-ushtarin serb për 10 akuza, mes të cilave dhe krime lufte e kundër njerëzimit. Në shkallë të parë ai u dënua me burgim të përjetshëm për genocidin e Srebrenicës, pushtimin e Sarajevës dhe krime të tjera të kryera gjatë konfliktit në Bosnje në periudhën 1992 – 1995.

Pas 16 vitesh në arrati, në vitin 2011 ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjes u arrestua në shtëpinë e një kushëriri të tij, në një fshat në Serbi.