BOTA, 11 Prill 2020, 12:37

Anestezisti tregon mes dhimbjes fjalët e fundit të pacientit para intubimit: Kush do të paguajë për këtë?

Anestezisti tregon mes dhimbjes fjalët e fundit të pacientit para


Anestezisti i certifikuar Derrick Smith është mësuar me tmerret që ka parë gjatë kohës së punës në pavijone, madje edhe me humbjen e jetës së pacientëve.

Por tani, pandemia e koronavirusit thotë se e ka hedhur në një realitet krejt tjetër, “shumë më të tmerrshëm”.

Smith, i cili trajton pacientët me Covid-19 në një spital në Neë York, zbuloi fjalët e fundit të një pacienti, teksa ai po e intubonte:

“Kush do të paguajë për këtë?”, e pyeti pacienti me koronavirus Smithin mes frymëmarrjeve aq të lodhura e gati të pamundura.

“Ata ishin fjalët e fundit që tha e qe nuk do t’i harroj dot kurrë”, tha Smith për CNN

“(Ky pacient) ishte në kolaps të frymëmarrjes, kishte vështirësi në të folur dhe prapë shqetësimi i tij kryesor ishte kush mund të paguante për një procedurë që do të zgjaste jetën e tij”- tha ai, duke shtuar se gjasat nuk ishin fare të mira.

Duke ditur që pacienti ka shumë të ngjarë të mos shërohet pasi të jetë intubuar, Smith dhe kolegët e tij thirrën gruan për ti dhënë shansin e fundit për ta parë.

Shumica e pacientëve me Covid-19 vdesin pasi vendosen në respiratore, me një shkallë vdekshmërie gati në 80% në pacientët me koronavirus të intubuar, tha Smith.

Smith e quajti këtë që dëgjoi si gjënë më të keqe në tërë përvojën e punës së tij 12 vjeçare.