BOTA, 11 Prill 2020, 14:08

Deputetët dhe anëtarët e qeverisë bullgare dhurojnë rrogat për të ndihmuar pacientët e infektuar me koronavirus

Deputetët dhe anëtarët e qeverisë bullgare dhurojnë

Rrogën e muajit prill dhe të gjitha rrogat tjera për sa do të zgjatë pandemia e coronavirusit, deputetët dhe anëtarët e qeverisë në Bullgari, do t’i dhurojnë për të ndihmuar pacientët e infektuar.

Së bashku me ta edhe zyrtarë të zyrave politike dhe shefat e agjencive shtetërore bullgare, do t’i dhurojnë rrogat e tyre përderisa t zgjatë gjendja e emergjencës.

Vendimi është marrë pas një debati prej 11 orësh, ku 170 ligjvënësit e parlamentit bullgar , votuan pro dhurimit të rrogave mujore.

Të gjitha të ardhurat e tyre, do të dërgohen si donacion për Ministrinë e Shëndetësisë, që do të ndihmojë pacientët e infektuar, si dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Dhurimi i rrogave të qeveritarëve do jetë një ndihmë e konsiderueshme për trajtimin e kësaj situate.