AKTUALITET, 10 Mars 2020, 10:37

Ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën një ditë pas masave për koronavirusin

Ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën një ditë pas masave për


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka shkuar mëngjesin e sotëm në zyrën e kryeministrit Edi Rama për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Nuk dihet ende sa çfarë po diskutohet mes ambasadores dhe kryeministrit.

Shkon në gjashtë numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e tre familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

Rama një ditë më parë dha urdhrin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivitetet deri më 3 prill.