AKTUALITET, 15 Prill 2021, 21:22

Ambasadorja e SHBA risjell mesazhin e KMSH: Vota nuk duhet të shitet, as të blihet!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, i ka bërë jehonë edhe qëndrimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar për zgjedhjet dhe çështjen e votës. KMSH deklaroi sot se shitja apo blerja e votës veç të tjerave është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

“Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: ‘Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet!’”, shkruan ambasadorja e SHBA në “Twitter”.