TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u është bashkuar apelit kundër shitblerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit.
Celibashi shprehet se është kundër praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Më tej kreu i KQZ, shprehet se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të pandikuar.
“I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe Dom Gjergjit kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”