TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turi elektoral i Partisë Demokratike vijoi këtë të enjte me Njësinë numër 11, në kryeqytet. Lulzim Basha, teksa tentoi të fliste para qytetarëve të pranishëm, të cilët ishin të shumtë në numër, nuk kishte mikrofon, për shkak se në zonë mungonte energjia elektrike.
Ai tha, se Shqipëria është lënë në errësirë këto 8 vite, e mjaftojnë dhjetë ditë sipas tij që të ndodhë ndryshimi e të ndriçohet vendi.
“Dua t’i falenderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, nuk kam mikrofon, sepse më thonë s’ka drita. Siç e kanë lënë tetë vite në errësirë Shqipërinë, por edhe dhjetë ditë, energjia për ndryshim do e ndriçojë vendin. Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton”, theksoi Basha.