AKTUALITET, 5 Dhjetor 2020, 14:51

Ambasadorja amerikane: Nuk i kemi mbyllur sytë ndaj mangësive!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke publikuar një artikull të Lapsi.al, të cilin ambasadorja pretendon se nuk i paraqet faktet në mënyrë të saktë.

“Ky artikull e paraqet situatën në mënyrë të gabuar. SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

Më poshtë lexoni reagimin e Lapsit, për këtë deklaratë.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/12/05/artikulli-paraqet-situaten-ne-menyre-te-gabuar-lapsi-i-pergjigjet-ambasadores-kim-si-qendron-e-verteta/