TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Meksikës në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen, pasi është kapur nga kamerat duke vjedhur një libër në një librari. Ricardo Valero, 77 vjeç, u thirr fillimisht nga Ministri i Punëve të Jashtme të Meksikës këtë muaj pasi u bënë publike pamjet.
Në video, shihet ambasadori teksa merr librin e fut mes gazetës dhe largohet.
Sipas mediave të huaja, libri mendohet se është një biografi e Giacomo Casanova-s, një autori, spiuni dhe playboy të shekullit të 18-të. Qeveria pranoi dorëheqjen e Valeros të dielën, pasi u akuzua edhe për një vjedhje tjetër.
Kësaj here ai mori një bluzë nga një dyqan në një aeroport. Ministri Marcelo Ebrard i uroi diplomatit shërim të shpejtë.
Ndërkohë, mediat raportojnë se ai i ka mbijetuar një tumori në tru gjashtë vite më parë dhe gjendja e tij ka qenë gjithnjë nën monitorim.