SPORT, 22 Shtator 2021, 13:56

“Amaneti” i nënës së Kristiano Ronaldos: Para se të vdes dua të shoh djalin tim te skuadra e Sportingut të Lisbonës

“Amaneti” i nënës së Kristiano Ronaldos: Para se

Nëna e Kristiano Ronaldos , Dolores Aveiro, ka zbuluar se dëshira e saj më e madhe para se të vdesë është që djali i saj të kthehet dhe të luajë për Sportingun e Lisbonës.

Në këtë merkato vere pati spekulime se ylli portugez, do të kthehej te Sportingu, klubin ku filloi karrierën e tij profesioniste, por CR7 zgjodhi të transferohet te Mançester Junajtid.

“Kristiano duhet të kthehet këtu (Sporting Lisbon). Nëse do të ishte zgjedhja ime, ai tashmë do të ishte këtu.

Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sportingut. Unë i kam thënë atij:

“Bir, para se të vdes, dua të të shoh të shoh të kthehesh te Sportingu”. Ai më ka thënë: “Të shikojmë”. Por nëse nuk kthehet Kristiano, atëherë le të luajë Kristinaninho (djali i madh i CR7)”, u shpreh mamaja e Ronaldos.