TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rrethimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga protestuesit e opozitës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ërmes një postimi në Twitter, ai fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.
“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH.
Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.”-shkruan Lleshaj.
Kujtojmë që pak momente më parë pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit me thirrje kundër qeverisë dhe policisë qëlluan me shishe xhamat e godinës.