SPORT, 19 Qershor 2021, 23:25

Turneu i rekordeve, futbollisti i Polonisë hyn në histori të Kampionatit Europian. Ja arsyeja

Turneu i rekordeve, futbollisti i Polonisë hyn në histori të


Futbollisti i Polonisë, Kasper Kozlovski ka hyrë në histori të Kampionatit Europian duke u bërë lojtari më i ri që luan në këtë kompeticion.

Vetëm 17 vjeç e 246 ditë është Kozlovski i cili u aktivizua mbrëmjen e sotme në minutën e 55-të të ndeshjes. Mesfushori theu rekordin e vetëm pak ditëve më parë që u shënua nga futbollisti anglez Xhud Bellingam.

https://twitter.com/EURO2020/status/1406351775712661504?s=20