SPORT, 19 Qershor 2021, 22:27

Humbja ndaj Gjermanisë, Ronaldo përmban nervat, ia dhuron fanellën tifozit

Nuk ishte mbrëmja e Cristiano Ronaldos pavarësisht se arriti të thyejë një tjetër tabu në karrierën e tij, ti shënojë Gjermanisë.

Goli i tij ndihmoi Portugalinë vetëm sa të kalojë në avantazh, por më pas ‘Panzerat’ do të shënonin 4 herë duke zhvlerësuar golin e sulmuesit.

Gjithsesi në fund të ndeshjes, Ronaldo nuk u shfaq u nervozuar, por vendosi ti dhurojë fanellën një tifozi. Gjermania njihet historikisht si ‘macja’ e zezë e Portugalisë, por gjithsesi këta të fundit kanë ende shanse të kualifikohen pasi grupi është i hapur tashmë.

Në ndeshjen e tretë Portugalia do të ketë një ndeshje ‘ferri’ me Francën e cila është e etur për tu hakmarrur për humbjen e finales së Europianit në 2016. Gjermania do e ketë paksa më të lehtë pasi luan ndaj Hungarisë.