TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Polonisë teksa iberikët nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në këtë kompeticion.
UEFA ka zgjedhur njeriun e ndeshjes kapitenin e Spanjës, Zhordi Alba i cili luftoi në çdo cep të fushës ditën e sotme, por ‘’furia e kuqe’’ nuk arriti të marrë dot një rezultat pozitiv. Edhe pse 32 vjeç, Alba vazhdon të jetë shumë produktiv në krahun e majtë duke u bërë i rrezikshëm për çdo kundërshtar.
Ndërkohë Spanja e shikon veten në pozita aspak të mira në Grupin E, pasi ndodhet në vendin e 3-të me vetëm 2 pikë në po kaq ndeshjes. Grupin e kryeson Suedia e cila ndodhet në kuotën e 4 pikë, ndjek Sllovakia me 3 pikë dhe Polonia mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.
