TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti i Hollandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Parlamenti hollandez ka votuar me 105 vota kundër Shqipërisë, nga 150 parlamentarë në total.
Shkak kryesor bëhet me dije se është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Por, parlamenti hollandez ka mbajtur tjetër qëndrim, lidhur me Maqedoninë e Veriut, duke votuar pro hapjes së negociatave të këtij shteti me Bashkimin Europian.
Kjo është një goditje mjaft e rëndë për Shqipërinë, jo vetëm se do të bllokojë hapjen e negociatave, por sepse vendi ynë është diferencuar nga Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se kryeministri Rama, ka fajësuar ekstremin e djathtë dhe partitë anti zgjerim, për këtë vendim ndaj Shqipërisë, por diferencimi i Maqedonisë së Veriut, e hedh poshtë tërësisht këtë argument.
/TPZ.al/