AKTUALITET, 20 Gusht 2021, 13:24

Albana Vokshi: Shtyrja e mësimit tregon dështimin e qeverisë

Albana Vokshi: Shtyrja e mësimit tregon dështimin e qeverisë

Albana Vokshi, deputetja e PD-së u shpreh se shtyrja dy javore e mësimit shtesë tregon dështimin e mësimit online gjatë pandemisë.

“Mijëra fëmijë nga familje të pamundura nuk iu dha mundësia për të ndjekur pa ndalesa mësimin online”, u shpreh Vokshi të premten në një postim në rrjetet sociale.

Ajo kritikoi qasjen e qeverisë duke nënkuptuar se “shtyrje e mësimit tani, me shumë gjasë, nuk ka lidhje fare me mësimin plotësues, përderisa ai nuk është me detyrim”.

“Fëmijët tanë nuk kanë pse bëhen mish për top për shkak të llogarive politike apo te dështimeve të Edi Ramës për të siguruar arsimim normal”, përfundoi Vokshi.