TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Drejtësisë ka thirrur sot një takim me institucionet e drejtësisë për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Diskutimi do të ketë në fokus ndryshimet ligjore duke nisur nga Kodet, ndërhyrjet infrastrukturore që nga rikonstruksioni i gjykatave te plotësimi i vendeve vakante, përfshirë KLGJ e KLP, dosjet stok dhe detyrat për piketat përmbyllëse lidhur me procesin e integrimit në BE.
Stoku i dosjeve, sidomos në nivelin e Apelit, vakancat dhe procesi i dixhitalizimit janë ndër sfidat kryesore të drejtësisë. Gjithashtu mbetet prioritet zgjerimi i shërbimeve në nivel vendor dhe garantimi i aksesit efektiv në drejtësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Lidhur me garancitë procedurale dhe shtetin e së drejtës, synohet ruajtja e standardeve të Reformës në Drejtësi dhe garantimin e funksionimit të mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies.
Gjithashtu do të prezantohet Barometri i Sistemit të Drejtësisë që ‘ballafaqon’ treguesit institucionalë me perceptimet e profesionistëve të drejtëisisë dhe qytetarëve.
Takimi, i cili do të zhvillohet pa praninë e mediave, synon të prezantojë progresin e arritur nga institucionet e sistemit të drejtësisë, të diskutojë sfidat kryesore për periudhën në vijim dhe të mundësojë një reflektim të përbashkët institucional mbi masat që kërkohen të ndërmerren për përmbushjen e kitereve përmbyllëse në Kapitullin 23.