TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 24-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në vendin e quajtur “Kinoklubi”, pranë xhamisë.
I plagosuri është T.F., 24 vjeç, ndërsa ka shkuar vetë për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.
Policia thekson se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por shton se për arsye hetimi nuk “mund të bëjmë me dije identitetin e tij”.
Pritet që të merret dëshmia e të plagosurit dhe personave që kanë qenë të pranishëm për të zbardhur ngjarjen./