TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë konferencë për mediat deklaroi se KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore si edhe pajisjet e identifikimit elektronik.
Ai gjithashtu theksoi se në këtë proces siguria dhe fshehtësia e votës është 100% e garantuar.
“Procesi i votimit është 100% e garantuar, fshehtësia e votës është 100% e garantuar.
Pajisja dhe sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shënon radhë. Dua të bëj me dije se ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit”, shpjegoi Celibashi.
Gjatë fjalës së tij ai sqaroi se votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin.
Ndërkohë Celibashi ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.