AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 16:03

Akuzat për vjēdhje një miliardë euro te rruga Milot-Fier, reagon Rama

Akuzat për vjēdhje një miliardë euro te rruga Milot-Fier, reagon

Edi Rama iu përgjigj zërave kritikë qe vijnë nga opozita, sa i takon projektit për rrugën Milot-Fier.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama theksoi se nuk ka fjalë për gjuhën e turpshme që përdoret për këtë çështje.

Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin. TURP”, shkruan Rama.