TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me një rast të sulmit ndaj një personi të komunitetit LGBTIQ.
Ambasada bën thirrje që ky sulm, i lidhur me identitetin seksual të personit, të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Në reagimin thuhet se ambasada kundërshton çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.
“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.
Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.
