TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit, Fridman Xhaferraj.
Mësohet se në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur.
I vëllai i viktimës, ka deklaruar për policinë se 25-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.
Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Gjithashtu shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.
Kujtojmë se kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar fillimisht policinë për trupin e viktimës së gjendur në rezervuar.
Pas verifikimeve mjekësia ligjore zbuloi se para se të vritej dhe të hidhej në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari Fridman Xhaferraj, nga Plugu i Lushnjes është masakruar me sende të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të cilit i kanë sjellë edhe vdekjen.
Viktima dhe autorët e dyshuar njiheshin më parë, ndërsa zbardhja e tabulatëve të celularit ka çuar në identifikimin e tyre. Konkretisht Lulzim Spahijan dhe një tjetër 26-vjeçar, raporton Abc News.