AKTUALITET, 14 Prill 2021, 15:58

Akuzat e Bashës ndaj Elisabeta Imerajt, KLP shtyn vendimin për qëndrimin publik në mbledhjen tjetër

Akuzat e Bashës ndaj Elisabeta Imerajt, KLP shtyn vendimin për

KLP ka shtyrë vendimin për një qëndrim publik për akuzat që Lulzim Basha drejtoi disa ditë më parë ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Eliasbeta Imeraj.

Me 7 vota pro dhe 4 kundër, u vendos që qëndrimi të mbahet në mbledhjen tjetër.

50 prokurorë të Tiranës kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të kërkesës së Elisabeta Imerajt për akuzat që Basha i drejtoi live në emisionin ‘’Real Story’’ të News24, ku e konsideroi ikonë të krimit dhe korrupsionit dhe kukull të oligarkëve.