AKTUALITET, 14 Prill 2021, 15:53

Video/ Varg makinash me flamuj të LSI dhe thirrje “Rama ik’, Kryemadhi pritet me entuziazëm në Lushnjë

Video/ Varg makinash me flamuj të LSI dhe thirrje “Rama ik’,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pritur me entuziazëm këtë pasdite, në qytetin e Lushnjes.

Kryemadhi ka shkuar në Lushnje për të zhvilluar një takim elektoral, ndërsa siç shihet simpatizantë të shumtë kanë dalë në rrugë me makina dhe flamuj kuqezi e të LSI, duke e pritur.

Në video, dëgjohen edhe thirrje të shumta “Rama ik”, ndërsa kujtojmë se edhe në qytete të tjera Kryemadhi është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e partisë së saj.