AKTUALITET, 14 Prill 2021, 13:58

“Nuk menaxhoi pandeminë”, kryeministri rumun shkarkon ministrin e Shëndetësisë

“Nuk menaxhoi pandeminë”, kryeministri rumun shkarkon ministrin

Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani, Vlad Voiculescu.

Vendimi është marrë nga kryeministri i Rumanisë, Florin Citu.

Ky i fundit tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte shkarkuar nga puna ministrin e Shëndetësisë për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Mediat e huaja raportojnë se zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.

Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid, ku deri më tani janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima.