AKTUALITET, 14 Prill 2021, 14:25

Kërkoi ndryshimin e nivelit të sigurisë në burg, shtyhet sërish seanca për Zani Caushin

Kërkoi ndryshimin e nivelit të sigurisë në burg, shtyhet

Shtyhet sërish seanca e Zani Caushit lidhur me kërkesën për ndryshim të nivelit të sigurisë së burgut.

Avokati i Caushit ka kërkuar shtyrje për të bërë konkluzionet përfundimtare dhe për t’u njohur me aktet e IEVP Drenovë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 30 të këtij muaji.

Po kështu do të bëhet saktësim në raportin e rrezikshmërisë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve kundrejt kërkesave të të dënuarit dhe prokurorit.

Zani Caushi rikthehet për të tretën herë në gjykatë për ndryshimin e nivelit të sigurisë së burgut. Ai ka mbërritur sot në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie.

Aktualisht Caushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës në siguri të lartë ndërkohë që kërkon të kalojë në siguri të zakonshme.

Më 9 prill në një tjetër seancë, Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht.