SPORT, 8 Tetor 2018, 12:04

Akuza për përdhunim ndaj Ronaldos: Del në dritë dokumenti i marrëveshjes mes Ronaldos dhe Mayorgas

Akuza për përdhunim ndaj Ronaldos: Del në dritë dokumenti i

Dokumenti i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo dhe Katheryn Mayorga për ta blerë heshtjen e gruas amerikane pas përdhunimit është publikuar nga magazina gjermane Der Spiegel.

Thuhet për një pagesë prej 325 mijë eurosh që është arritur mes tyre po ashtu edhe një test të HIV-it për ta siguruar atë që nuk është në rrezik.

Versioni i Der Speigel ka thënë se Ronaldo ka kërkuar falje që ka kryer seks anal  me gruan amerikane në vitin 2009, edhe pse ajo ka thënë disa herë "jo".

Mirëpo ylli i Juventusit i ka mohuar këto akuza ndaj tij, dhe e ka punësuar njërin ndër avokatët më të famshëm, David Chesnoff, i cili do të merret me këtë rast, dhe do të kërkojë dëmshpërblim nga Katheryn Mayorga për dëmtimin e imazhit të Cristiano Ronaldos.