
Vatra e zjarrit në fshatin Mukje të Krujës, e cila u përhap një natë më parë, duke rrezikuar edhe banesat e fshatit, janë vënë nën kontroll.
Falë punës intensive të kryer gjatë natës nga zjarrfikësit e Krujës të ndihmuar edhe nga dy zjarrfikëse të Kamzës, kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së banesave të fshatit, Mukje.
Gjatë natës është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe është shuar rreth 80% e vatrës së zjarrit, i cili vijon të jetë aktiv në një zonë ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, por po punohet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndërhyrja me helikopter.