AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 19:37

Zjarri në Berat shkrumbon sipërfaqen me pisha, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Zjarri në Berat shkrumbon sipërfaqen me pisha, kërkohet

Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën e zonës malore në fshatin Plashnik në Berat.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.

Drejt zonës së zjarrit janë nisur katër mjete zjarrfikëse dhe 12 punjohës, të cilët po punojnë me pompa uji dore dhe mjete rrethanore. Deri më tani zjarrfikësit nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit.

Mësohet se është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve për hedhjen e ujit nga ajri, ndëkohë që vatrat e zjarrit janë ende aktive. Flakët kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore dhe nga vendngjarja raportohet se deri më tani 3 hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar.