AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 18:08

“Kjo është kriminale”- Erion Braçe shfaqet mes tymit dhe flakëve: Atë shefin e policisë nuk po e shoh këtu, kemi punë të tjera nëse…

“Kjo është kriminale”- Erion Braçe shfaqet mes

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shfaqur sot mes flakëve dhe tymit, në një zonë të Divjakës. Sipas tij, ajo që po ndodh me zjarret në vend është e qëllimtë dhe kriminale. Socialisti Braçe ka falënderuar banoret dhe zjarrfikëset për ndihën që kanë dhënë.

“E kuptoni ç’keni bërë apo jo. Kjo është e pashembullt dhe kriminale. Është e qëllimtë natyrisht dhe nuk ka pikë dyshimi që gjithë furtuna me zjarret dje dhe sot është e qëllimtë dhe kriminale. Shumë faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve që po merren me këtë punë këtu në krahun e Divjakës. Por nuk mbaron me kaq”, thotë ai.

Por, kritika kishte për Policinë, duke theksuar se nëse nuk po merren me ata që i kanë vënë zjarrin vendin, do të kenë punë të tjera.

“Pavarësisht se nuk e shoh fare këtë shefin e policisë këtu, me thënë të drejtën nuk po shoh asnjë polic këtu, shpresoj shumë të jenë duke u marrë me ata që i kanë vënë zjarrin Divjakës sot. Në rast se nuk po e bëjnë as këtë, pastaj kemi punë tjetër. Se me thënë të drejtën këtë situatën që shikoni këtu, nuk kam për tja fal kujt”, thekson Braçe.