AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 10:45

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku ka vendosur të tregojë një vjershë të Dritëro Agollit.

Kundërshtarëve të mi

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

Në vjershën “Kundërshtarëve të mi”, të cilin e ka publikuar në faqen e tij, Rama shkruan se është aktuale.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas postimit.