AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 22:00

Qeveria miraton ndryshimet, zbulohet shkarkimi në një ministri dhe zëvendësimi në perfekturën e Kukësit

Qeveria miraton ndryshimet, zbulohet shkarkimi në një ministri dhe

Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në radhët e saj, ndër të cilat edhe në ministrinë e Kulturës dhe në qeverinë vendore në Kukës.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, mësohet se Meri Kumbe është liruar nga detyra si zëvendësministre e Kulturës në vend.

Ndryshimi tjetër ka qenë ai në prefekturën e Kukësit, ku nga detyra është liruar Ali Hallaçi, dhe në vend të tij ka ardhur në detyrë Albert Halilaj.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.