TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.