AKTUALITET, 11 Gusht 2025, 17:06

Zjarr masiv në Tërbaç të Vlorës, rrezikohen disa banesa

Zjarr masiv në Tërbaç të Vlorës, rrezikohen disa

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave.

Era e fortë dhe terreni i vështirë po e bëjnë të pamundur shuarjen nga toka.

Sakaq  banorët dhe autoritetet kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri për të shmangur dëme të mëdha.