AKTUALITET, 11 Gusht 2025, 12:55

Sarandë/ Lirimi i hapësirave publike: IKMT dhe Policia Bashkiake në aksion, shembin 2 objekte pa leje

Sarandë/ Lirimi i hapësirave publike: IKMT dhe Policia Bashkiake

Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot pranë zonës së Teqesë.

Dy objekte janë shembur pasi ishin pa leje. Të dyja ndërtesat ishin identifikuar 1 javë më parë

Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.