AKTUALITET, 9 Dhjetor 2023, 14:49

Akuzohet si autor i masakrës së Lushnjës, del fotoja e parë e Laert Haxhiut nga burgu grek

Akuzohet si autor i masakrës së Lushnjës, del fotoja e parë

Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për masakrën e Lushnjës. Haxhiu, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.