AKTUALITET, 24 Tetor 2023, 15:36

Zhvillimet politike, Sali Berisha mbledh nesër Kryesinë

Zhvillimet politike, Sali Berisha mbledh nesër Kryesinë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë nesër Kryesinë e partisë.

Në njoftimin e tij thuhet se në orën 12:00 në ambientet e selisë blu anëtarët e Kryesisë do të mblidhen për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe tema të tjera. Ende nuk dihet nëse do ketë diskutime mbi akuzën për korrupsion ndaj Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

“Te nderuar miq.
Neser diten e Merkure ora 12.00 ne ambjentet e selise PD do te zhvillohet mbledhja e Kryesise PD me rend dite:
1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike
2-Te ndryshme ….”- thuhet në njoftim.