AKTUALITET, 24 Tetor 2023, 13:28

Jozefina Topalli i shkon në zyrë Berishës

Jozefina Topalli i shkon në zyrë Berishës

Anëtarja e Kryesisë së Rithemelimit, Jozefina Topalli është parë teksa futet në ambientet e zyrës së Sali Berishës. 

Pak më herët Berisha foli për gazetarët për akuzat e ngritura ndaj tij dhe për seancën që mbahet sot në GJKKO, ku tha se nuk do te paraqitet. 

Seanca e sotme në GJKKO për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" do të zhvillohet në orën 14:00. 

Në këtë seancë është parashikuar të merret në pyetje si person nën hetim ish-kryeministri Sali Berisha.