TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klevis Balliu, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-deputet i saj, e lidhi akuzën ndaj Berishës dhe arrestimin e dhëndrit të tij me një një plan të përbashkët të SPAK-ut që e cilëson të PS-së për të arrestuar shokët e partisë, për të justifikuar arrestimin e drejtuesve të Partisë Demokratike.
Reagimi i Balliut
Prej kohesh kam deklaruar ne media se arrestimet e disa eksponenteve te Partise Socialiste kane per qellim forcimin e pushtetit te narkoqeverise dhe jo demtimin e saj.
Sot shikojme analistet e “pavarur”te qeverise te deklarojne se drejtesia po vepron ndaj liderit te opozites ne menyre te pavarur sepse eshte kjo drejtesi qe ka arrestuar edhe eksponente socialiste.
Nje tjeter prove qe arestimet e SPAK jane bere per te ndihmuar Ramen eshte fakti se, pavarsisht se jane arrestuar ministra dhe deputet per aferat korruptive aferat kane vazhduar.
Pershembull Alqi Bllako, Lefter Koka jane arrestuar per inceneratoret, por pagesat per keto te fundit vazhdojne.
Tahiri u arrestua per plantacionet e kanabisit, por plantacionet vazhduan.
Per sterilizimin jane arrestuar disa roje parkingu te qeverise, por afera vazhdon.
Per uniformat e policise u arrestua nje zv.ministre per 1 kile peshk, por afera vazhdoi.
Pra e verteta eshte, per te justifikuar sulmin anti-ligjor te gjykates te partise me prokuroret e partise, ne emer te partise arrestuan disa eksponent te tyre te cilet kur dalin, nga qelia, dalin milionere. Kjo strategji e gjitha sherben sa per te thene qe po behet drejtesi.
Loja u zbulua, opozita nuk stepet vazhdojme betejen kunder narkoqeverise dhe cdo narkoopozite qe kerkon te krijoje narkokryeministri.