AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 17:25

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, zëdhënësit e KE: Të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet një punë e madhe!

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, zëdhënësit e KE: Të

Zëdhënësit e Komisionit Evropian Ana Pisonero dhe Eric Mamer, shprehen se Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, por duhet një punë më e madhe.

Sipas Pisonero, Komisioni Europian po i jep mbështetje vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat për të vazhduar përpara në rrugën e integrimit.

“Ballkani Perëndimor është prioritet, dhe zgjerimi i tij është prioritet. Për atë që na përket ne, ne jemi këtu duke sjell të gjithë mbështetjen që mundemi për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën drejt BE-së”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian.

Po në këtë linjë u shpreh edhe Mamer, i cili theksoi: Komisioni qëndron prapa procesit të zgjerimit, qëndron pas përgatitjeve për anëtarësim të vendeve të interesuara, po jep mbështetje, po i mbështet këto vende me të gjitha mundësitë e saj. Mendoj se kjo është demonstruar gjerësisht gjatë muajve dhe viteve të fundit”, u shpreh  Eric Mamer.