AKTUALITET, 10 Maj 2025, 17:27

Zgjedhjet/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

Zgjedhjet/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve

Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në KZAZ 09 në Tropojë.

Në 38 qendra votimi janë dorëzuar baza materiale, e cila është mare në dorëzim nga policia e shtetit, pas vendosjes së vulave të sigurisë së dyerve të qendrave të votimit.

Në KZAZ 10/ Bashkia Has vijon puna për shpërndarjen e bazës materiale.

Ndërsa në Qarkun e Kukësit janë tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE ODIR (Kukës, Has e Tropojë) 6 vëzhgues. Ndërsa dy vëzhgues afatgjatë. Gjithsej misioni i OSBE ODIR ka në Qarkun e Kukësit 8 vëzhgues.