AKTUALITET, 8 Maj 2023, 12:03

Kadilli: Kjo opozitë nuk mund të jetë alternativë për shqiptarët

Kadilli: Kjo opozitë nuk mund të jetë alternativë për

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se opozita e sotme nuk është alternativë për shqiptarët.

Në një intervistë për ABC News, Kadilli u shpreh se opozita është kthyer në strehë të dëshpërimit dhe jo e shpresës.

“Nuk mund të jetë më kjo opozitë, alternativë për shqiptarët. Opozita nuk mund të bëhet strehë e dëshpërimit, opozita duhet të ishte strehë e shpresës. Që të jetë strehë e shpresës, nuk mund të vazhdojë me të njëjtët njerëz. 

Opozita e re duhet të jetë alternativë me njerëz të rinj, njerëzit e rinj duhet të ketë ide të reja politike. Kjo e bën opozitën e re.

I referohem opozitës, sepse vetëm nga opozita mund të vijë ndryshimi, nuk mund të vijë nga pushteti. Nuk ka ardhur ndonjëherë ndryshimi nga pushteti, ndryshimi vjen nga opozita”, tha ai.

Sa i takon situatës në Partinë Demokratike, Kadolli shtoi:” Kanë humbur shumë kohë, 1 vit, për të kuptuar se çfarë bëjnë dhe pse janë aty ku janë. Akoma janë në fazat e para të artikulimit të vetvetes. Vetvetja nuk mund të jetë thjesht anti-berishizëm”.